TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Liverpool ishte një nga ekipet e përfolura se mund të transferonte Lionel Messin, por ka qenë Jurgen Klopp i cili ka sqaruar situatën e klubit të tij. Në një konferencë për shtyp, tekniku gjerman vlerëson kapitenin e Barcelonës, por thekson se çmimi i tij është i papërballueshëm për “The Reds”.
“Kush nuk e dëshiron Messin në ekipin e tij. Nuk ka asnjë shans që ai të vijë tek ne, pasi çmimi i tij është i papërballueshëm për ne. Nuk kemi pse të mendojmë për të sepse është shumë e qartë se ai nuk mund të na bashkohet neve. Sigurisht që është një lojtar i shkëlqyer, por këto janë mundësitë,” deklaron Klopp.
Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e argjentinasit, nëse do të vazhdojë të qëndrojë tek Barcelona apo jo. Kështu Liverpool bëhet klubi i dytë pas Bayern Munchen që e përjashton veten nga gara për “Pleshtin”.