SPORT, 29 Gusht 2020, 10:59

Surpriza e madhe në listën e Kombëtares, kush është mbrojtësi i Interit që ka menaxher Raiolën dhe braktisi Italinë për kuqezinjtë

Surpriza e madhe në listën e Kombëtares, kush është


Fieraku Ramen Çepele ishte surpriza e madhe e listës së Kombëtares shqiptare për 2 sfidat e muajit shtator. Mbrojtësi 17-vjeçar është pjesë e moshave të Interit, ndërkohë që në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Italisë U-17.

Çepele vlerësohet si një talent tepër premtues, për të ardhmen, ndërkohë që vlen të theksohet fakti se menaxheri i shqiptarit është një emër i madh si Mino Raiola.

Përballjet e Ligës së Kombeve, do të ishin një shans ideal për t’i dhënë disa minuta mbrojtësit 17-vjeçar dhe për ta pasur përgjithmonë në gjirin e ekipit Kombëtar.