TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Marku ka shpëtuar nga mbytja 2 vajza adoleshente, turiste nga Kosova, me moshë 14 dhe 15 vjeç.
Lajmin e bën të ditur Federata Shqiptare e Vrojtuesve të Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë, ku Luçjano edhe është trajnuar dhe punon si roje bregdetar, i pozicionuar në detyrë në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.
Mësohet se një grup të rinjsh kanë qenë duke lundruar me varkë, kur varka është përmbysur jashtë zonës së sigurisë.
Pavarësisht distancës së largët, Marku ka arritur të shkojë në kohë dhe të shpëtojë dy vajzat që nuk dinin not.
Federata gjithashtu shkruan se Marku kishte pirë mjaft ujë, ndërkohë që u përpoq t’i mbante vajzat mbi ujë që të mos fundoseshin.