AKTUALITET, 19 Gusht 2018, 18:15

Këputet linja e tensionit të lartë pas goditjes nga rrufeja, Velipoja pa energji elektrike

Këputet linja e tensionit të lartë pas goditjes nga rrufeja,

Kushtet atmosferike të orëve të fundit kanë bërë që Velipoja të mbetet pa energji elektrike. Raportohet se një rrufe ka goditur në fshatin Shtiqën, pikërisht në linjën e tensionit të larte që furnizon Velipojën, duke e këputur.

Tashmë mbetet në dorën e OSHEE për të ndërhyre dhe për ta riparuar shpejt dëmin duke mos pezulluar turizmin në Velipojë. /Faxweb/