TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është historia e rrallë e një 46-vjeçareje britanike që gabimisht ra nga një anije turistike në ujërat e detit Adriatik. Ajo po udhëtonte me tragetin “Norwegian Star” nga Kroacia në Venecia.
Gruaja britanike qëndroi për 10 orë në ujë derisa u shpëtua. Pas shpëtimit ajo tha për gazetarët: “Po qëndroja në fund të “Norwegian Star” dhe rashë në ujë. Aty kam qëndruar për 10 orë dhe pastaj erdhën këta djem dhe më shpëtuan. Jam shumë me fat që jam gjallë”.
Ajo u gjet nga forcat kroate detare rreth 1400 jard nga bregu. Një nga shpëtuesit tha se u gjet në gjendje dëshpëruese dhe të rraskapitur. Kapiteni kroat i njësisë së shptimit tha se ishte “tmerrësisht i lumtur që kishte shpëtuar një jetë njeriu”.