AKTUALITET, 19 Gusht 2018, 19:17

Mposhten “Djajtë e kuq”, Mançesteri i Murinjos në një ditë për tu harruar

Mposhten “Djajtë e kuq”, Mançesteri i Murinjos në

Mançester Junajtid është mposhtur me rezultatin 3-2 nga skuadra e Brajton, që ka marrë tri pikë të arta. “Djajtë e kuq”, e drejtuar nga Zhoze Murinjo, bënë një ndeshje për tu harruar dhe nuk arritën të shmangin humbjen kundër modestëve të Premier Ligës.

Ky sezon do të jetë shumë i vështirë për Junajtid, pasi harmonia brenda grupit dhe marrëdhëniet me trajnerin janë përkeqësuar ndjeshëm.

Golin e parë për Junajtid e shënoi Lukaku, ndërsa në fund të sfidës shënoi dhe Pogba, sërish me penallti.

Për vendasit shënuan Mërrej, Dufi dhe Gros, duke iu humbur totalisht vlerën golave të futbollistëve të Mançesterit.