TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sulmuesi Elis Bakaj vazhdon të tregojë një formë të mirë me skuadrën e tij në Bjellorusi, Shaktar Saljigorsk. Sulmuesi kuqezi ka shënuar golin e dytë në fitoren 3-1 të skuadrës së tij kundër Slutsk.
Por jo vetëm me golin, pasi Bakaj ka qenë protagonist absolut në këtë takim. Edhe në rastin e golit të parë, kishte meritë totale, pasi gjuajtja e tij nga një goditje dënimi u kthye nga portieri dhe më pas sulmuesi tjetër i Soligorsk shënoi.
Bakaj vazhdon të impresionojë në Bjellorusi dhe është titullar i padiskutueshëm në formacionin titullar, madje edhe duke shënuar dhe duke asistuar shokët e skuadrës.