TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola ka meritë absolute për skuadrën që ka ndërtuar. Tekniku spanjoll ka krijuar një skuadër kampione dhe që nuk duket se ka kundërshtarë në Premier Ligë.
Pasi mposhti Arsenalin në ndeshjen e parë, në sfidën e dytë u ndesh me Hadërsfilld, që e mposhti me shumë lehtësi 6-1. Njeriu i ndeshjes ishte Aguero, me tre gola të shënuar.
“Unë jam i kënaqur me tre pikët, mënyrën se si luajtëm”, tha Guardiola për “Sky Sports”.
“Kemi filluar më mirë se sezoni i kaluar. Ne kemi bërë një performancë të mirë në 90 minuta.
“Sezoni i kaluar Huddersfield luajti pesë në pjesën e prapme, ne vendosëm sot, do të luanim me dy sulmues. Të gjithë lojtarët patën një performancë të mirë, nuk mund të sulmonim në këtë mënyrë vitin e kaluar sepse nuk kishim Benjamin Mendy.
“Ai është aq i zgjuar për të shkuar lart e poshtë në krahun e majtë. Kur ne kemi ne jemi në gjendje për të sulmuar në këtë mënyrë.
“Kalimi ishte i jashtëzakonshëm, kontrolli nga Sergio Aguero, nuk e pashë kurrë atë që kur isha këtu, ai është në një gjendje të pabesueshme me topin dhe pa topin.