AKTUALITET, 19 Gusht 2018, 18:26

Kalashnikovi nxjerr armën e re, do të përdoret vetëm nga rojet e Putinit dhe shërbimet sekrete

Kalashnikovi nxjerr armën e re, do të përdoret vetëm nga
“Pushka e re e njohur si AK-400 është e pajisur me një elektrik dore dhe një shënues lazer. Pushka gjithashtu mund të rregullohen në varësi të parametrave fiziologjikë apo detyrës së caktuar”, shkruan “Sputnik”.

AK-400 është një version shumë i avancuar i “Kallashit” të famshëm të njohur si AK-47.

Kalibrat janë dy llojesh: tradicionali 7,62 mm dhe moderni 5,45 mm.

Në perspektivë, me këtë armë pritet të furnizohen repartet elitë të ushtrisë ruse në këmbësori, parashutistët dhe njësitë e zbulimit.

Arma është e lehtë dhe kompakte. Ka një gjatësi prej 940 mm dhe një peshë prej tre kilogram. Ajo mundëson lëshimin e 3 plumbave me një tërheqje të këmbëzës.

Sipas një burimi të shërbimeve të sigurisë ruse, në sajë të saktësisë së përmirësuar dhe përdorshmërisë, arma e re do të zëvendësojë me sukses AK-47.(AFP)