AKTUALITET, 19 Gusht 2018, 19:47

Arrestimi i trafikantit, deputeti i PD: Është zhdukur mr. Toyota Yaris! Pse ka kyçur gojën Balla

Partia Demokratike kërkon me ngulm një reagim nga deputeti socialist Taulant Balla i cili është akuzuar nga opozita si i lidhur me trafikantin e drogës Edmond Bego i arrestuar dje nga policia greke në Igumenicë, ndërsa kthehej nga pushimet.

Pas nënkryetarit të PD-së, është kreu i grupit parlamentar të demokratëve Edmond Spaho që kërkon përgjigje nga Taulant Balla. Ai ka nxjerrë lajmërimin për zhdukjen e tij por e thërret me një emër tjetër.

STATUSI I SPAHOS

Është zhdukur mr. Toyota Yaris!

Që kur policët greke arrestuan trafikantin e rrezikshëm ndërkombëtar të drogës, anëtarin e bandës së Aldo Bares, mr. Toyota Yaris që komenton për çdo gjë, ka kyçur gojën papritur!

Taulant Balla duhet t’u thotë shqiptarëve menjëherë: Çfarë e lidh atë me trafikantin e rrezikshëm ndërkombëtar të drogës?!

Për një përgjigje sa më të kthjellet, mjafton të zbresë disa kate nga apartamenti i tij dhe si zakonisht, të pijë një kafe tek “Hilton”…