TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sa pritje, sa deciziv dhe çfarë portieri fantastik! Manuel Neuer, plot 34 vjeç, tregon se është ende portieri më i mirë në botë, në arenën më të madhe të futbollit për klube.
Gardiani gjerman i Bayern Munchen ishte padiskutim njeriu i ndeshjes në finalen e madhe të UEFA Champions League kundër PSG-së, duke kryer pritje pas pritje e duke ndalur emra si Neymar e Mbappe.
Bayern triumfoi me rezultatin 1-0 për t’u shpallur për herë të gjashtë kampion i Champions League dhe meritë absolute për këtë rezultat, kishte dhe gardiani Neuer. I papërsëritshëm.