TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Individët që kanë paga mujore bruto mbi 200 mijë lekë pritet të lehtësohen nga barra e tatimit prej 23%, në bazë të të cilës tatoheshin sot pagat mbi këtë nivel.
Në paketën e re fiskale parashikohet që pragu të rritet mbi 300 mijë lekë në muaj.
Tatimi 23% tashmë do të zbatohet mbi pagat bruto mbi 300 mijë lekë deri në 700 mijë lekë. Për pagat bruto mbi 700 mijë lekë vendoset një normë e re e lartë tatimi prej 32%.
Këto parashikohen në paketën e re fiskale në ligjin nr. 29, datë 30.03.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”.
Sipas relacionit të financave, ndryshimet e propozuara synojnë përshtatjen e strukturës progresive të tatimit mbi të ardhurat nga punësimi. Ato parashikojnë rishikimin e formulës dhe shkallës progresive të tatimit mbi të ardhurat personale (TAP) nga punësimi (neni 24, pika 1), ku parashikohet lehtësimi i barrës tatimore për shtresën e mesme dhe profesionistët e kualifikuar përmes rritjes së pragut të fashës së parë tatimore (që tatohet me normën 13%) nga paga bruto 200 000 lekë/muaj në 300 000 lekë/muaj (bazë tatimore vjetore nga 2 040 000 lekë në vit në 3 240 000 lekë në vit pasi është aplikuar zbritja tatimore në bazë të nenit 22 në një shumë prej 360 000 lekë në vit), zbatimi i normës tatimore prej 23% për fashën e pagës bruto nga 300 001 lekë/muaj deri në 700 000 lekë/muaj (bazë tatimore vjetore nga 3 240 001 lekë deri në 8 040 000 lekë), si dhe vendosja e një shkalle të tretë progresive me normë marxhinale 32% për individët me të ardhura më të larta, konkretisht për pagat bruto mbi 700 000 lekë/muaj (bazë tatimore vjetore mbi 8 040 000 lekë në vit).
Ky ndryshim synon një shpërndarje më të drejtë dhe të balancuar të barrës tatimore mbi të ardhurat nga punësimi, duke lehtësuar tatimin për shtresën e mesme dhe profesionistët e kualifikuar, si dhe duke forcuar progresivitetin e sistemit në përputhje me aftësinë paguese të individëve, thuhet në relacion.
Në nenin 24 bëhen këto ndryshime:
1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë:
“1. Të ardhurat e tatueshme nga punësimi tatohen me normat progresive të mëposhtme:
Baza tatimore vjetore Norma tatimore
0 – 3 240 000 lekë 13%
3 240 001 – 8 040 000 lekë 23%
Mbi 8 040 000 lekë 32%”
2. Pika 3 ndryshohet si më poshtë:
“3. Të ardhurat nga investimi tatohen me normën 15%.”