TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër shqiptar i bashkohet futbollit spanjoll. Leganes njofton se ka arritur marrëveshjen për transferimin e mesfushorit, Henri Hysenagolli.
18-vjeçari i lindur në Amerikë konsiderohet si një talent me shumë cilësi dhe klubi madrilen ka zgjedhur ta bëjë pjesë të skuadrës së të rinjve.
Hysenagolli aktivizohet si mesfushor dhe është aktivizuar me kombëtaret e moshave të kombëtares sonë.
Ai vjen nga Amerika, ku ishte pjesë e skuadrës së FA Euro Akademi, në të cilën pati arritur të gjejë minuta edhe me skuadrën e U23.
Te Leganes me parë është aktivizuar edhe mesfushori i kombëtares U21, Kleandro Lleshi.
Hysenagolli është një tjetër shqiptar, që i bashkohet futbollit spanjoll pas Manajt, Bares, Balliut apo Lleshit.