SPORT, 3 Tetor 2020, 22:46

Napoli nuk lejohet të niset drejt Torinos, shtyhet sfida me Juven

Napoli nuk lejohet të niset drejt Torinos, shtyhet sfida me Juven

Napoli nuk niset për në Torino. Skuadra napolitane bllokua nga autoritet shëndetësore të Rajonit të Campanias pas infektimit me Koronavirus të Zielinskit, Elif Elmas dhe një dhe një bashkëpunëtori të klubit. Nisja për në kryeqytetin e piemontez ishte planifikuar në orën 19:00, por lojtarët më pas u kthyen në shtëpi me makinat e tyre dhe tani janë në izolim.

Një kaos i vërtetë, që çon automatikisht në moszhvillimin e supersfidës së “Allianz Stadium”, Juventus-Napoli. Gjithsesi, drejtuesit e klubit janë në kontakte të vazhdueshme për të kuptuar se çfarë do të ndodhë, por në kushte të tilla kuptohet që nuk do të luhet ndeshja e shumëpritur e kësaj fundjave.

Napoli kishte komunikuar përmes profilit të tij në Twitter se: “Tamponët e bërë këtë mëngjes janë të gjitha negative ndaj COVID-19. Njoftohet se rezultatet e 4 tamponëve të fundit do të jepen më vonë.”

Në 4 testet e fundit, rezultoi që mesfushori Elif Elmas ishte i infektuar me Koronavirus. U raportua se gjithçka ishte në rregull dhe se pjesa tjetër e ekipit do të udhëtonte drejt Torinos, ku të dielën në mëngjes do të kryente për herë të katërt tamponët, por vendimi i autoriteteve shëndetësore për të mos lejuar udhëtimin e ekipit ka prishur gjithçka. Tashmë Napoli duhet të qëndrojë 14 ditë në izolim.