TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fitorja e thellë 6-1 e Atleticos së Madridit në premierën e kampionatit ndaj Granadas, sfidë ku debutoi me gol Luis Suarez, paska qenë e gënjeshtërt për nga përmasat. Në dy ndeshjet pasardhëse, “Los Colchoneros” nuk mundën të shënonin qoftë një gol: barazuan 0-0 ndaj Huescas, në transfertë, e me të njëjtin rezultat u ndalën edhe në takimin e radhës, në “Wanda Metropolitano”, përballë Villarrealit.
Mbetet “thatë” edhe në këtë sfidë Luis Suarez, por nuk bën asgjë më shumë Diego Costa (e pati një mundësi me kokë në minutën e 80-të), që zëvendësoi uruguajanin në pjesën e dytë.
Efikasitet zero në fazën sulmuese, por të paktën skuadra e Simeones qëndroi kompakte në prapavijë, duke mos pësuar gol.
Takimi tjetër mes Valladolidit dhe Eibarit përfundoi me fitoren 1-2 të miqve. Burgos kaloi në epërsi Eibarin në minutën e 29-të me penallti, por Tony barazoi takimin në të 37-tën. Guardiola i Valladolidit humbi 11-metërsh në pjesën e dytë, por gabimi më i madh u bë kur vendasit pësuan gol në minutën e fundit të kohës së rregullt (shënoi Rodrigues) kur po luanin prej 17 minutash në epërsi numerike (Diop i Eibarit mori karton të kuq).