AKTUALITET, 29 Mars 2018, 14:33

Një tjetër goditje për “Escobarin shqiptar”, zbulohet magazina e drogës

Një tjetër goditje për “Escobarin shqiptar”, zbulohet

Një magazinë që përdorej për mbjelljen e kanabisit, nga “Escobari shqiptar” është zbuluar nga policia në Stamboll.

Ky operacion vjen pas disa ditë hetimesh, ndërsa më parë autoritetet turke sekuestruan 1.1 ton kanabis të trafikantit shqiptar, Met Kanani.

Sipas CNN turk pas thellimit te hetimeve policia gjeti gjithashtu magazinën e Kananit në Stamboll. Në të ishin të mbjella 218 rrënjë kanabis, ndërsa trafikantët kishin krijuar të gjitha kushtet për rritjen e lëndës narkotike.

Po ashtu autoritetet turke kanë arrestuar edhe dy persona të tjerë që kishin lidhje me Met Kananin.

Nuk përmendin emra, por shkruajnë se Met shqiptari (Met Kanani) ka lidhje të forta me politikanë të fuqishëm shqiptarë.