TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama injoroi debatin e bërë nga opozita lidhur me taksën e vendosur për Rrugën e Kombit. Sipas tij ky debat nuk ia vlen të diskutohet kur nuk ka dy anë që e bëjnë këtë në mënyrë të përgjegjshme.
Rama nuk e konsideroi taksë, por tarifë për përdoruesit, ndërsa shtoi se kjo e ka zanafillën në vitin 2010, kur sipas tij kryeministri i kohës, Sali Berisha ka marrë iniciativën për të hapur këtë proces.
“Ne e ndërtuam por për ta mirëmbajtur nu ke bëjmë dot”. Rama citoi një deklaratë të Berishës. Rruga tha ai është degraduar.
“Historiku është fare i qartë. Pasi qeveria e mëparshme e kuptoi se një rrugë që deri më sot që s'ka mbaruar i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 1.4 miliardë, procesi dështoi, sepse nuk u ndërtua siç duhet, dhe në fund nuk u paraqit asnjë njeri. Më pas ne e rimorëm procesin, qysh në vitin 2014 me urdhërin e nxjerrë ngaish- ministri Haxhinasto. Kjo punë ka marrë dy vjet kohë për tu finalizuar në dhjetor 2016, ku dhe u përmbyll pa debate. Këtu nuk llogaris LSI sepse ajo dihet. Kur është në pushtet ka tjetër mëndje, kur është jashtë tjetër mëndje. Më pas ne thjeshtë kemi ecur sipas procesit të nisur nga ministri Haxhinasto dhe përmbyllur nga Dervishaj.”, tha Rama./TPZ.AL
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155694419766523/