TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas Ramës fjalën e mori kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që duke iu referuar parafolësit deklaroi se ra me këmbët e veta brenda. Basha deklaroi se Rama në pesë vite e ka rritur taksën 2 herë.
Teksa e konsideroi të papërgjegjshëm dhe llapaqen Basha tha se Rama pranoi se në botë paguajnë edhe taksapaguesit edhe përdoruesit.
Basha e quajti Ramën injorant dhe të pacipë, ndërsa i tha se duhej t'i kishte hequr ndonjë shpull atij që e kishte gënjyer.
Rama u merr shqiptarëve edhe taksë për mirëmbajtjen e rrugës dhe tani kërkon tu marrë edhe tarifë.
Taksa e qarkullimit është integruar tek ajo e karburantit. Sipas Bashës vetëm me taksën e rritur, ta quajmë taksa Rama, basha tha se u merret shqiptarëve 120 milion dollarë në vit.
“Ngërdheshu se s’ke çfarë të bësh”, iu drejtua Basha.
“120 milion shtesë nuk të mjaftojnë ty për të mirëmbajtur rrugën. Çfarë i bënë t'i këtyre parave. Ti këto para i bënë rrush e kumbullra. Rroga nuk ke rritur, pensione jo. Ty të dogji vetëm për Vilma Mashën. Vetëm 1 prilli është e vërteta jote Edi Rama. Ke marrë 2 miliard taksa të reja nga shqiptarët dhe nuk ke bërë asnjë metër rrugë.
Një mijë herë do të kisha bërë atë që kam bërë me Rrugën e Kombit. Ke pesë vjet në qeveri dhe nuk ke nxjerrë asnjë provë të re kundër meje.
E the edhe vet, o do paguajnë taksapaguesit, o përdoruesit”, tha Basha./TPZ.AL
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1832516906799482/