AKTUALITET, 29 Mars 2018, 14:31

Gjykata jep vendimin për biznesmenin, Xhillari dënohet me 15 vite burg

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për Adrian Xhillari, i cili ka qenë biznesmen pronar i naftës Virxhin.

Xhillari është arrestuar në Zvicër në nëntorin e vitit të kaluar, por atje është liruar dhe sot ra në pranga në aeroportin e Frankfurtit.

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tirane kërkon dënimin me burg për biznesmenin Ardian Xhillari, duke i lënë në ngarkim një sere akuzash.

Xhillari ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë vetëm 10 vite burgim.

Kerkesa e Prokurorise

  1. Deklarimin Fajtor  të të pandehurit Ardian Xhillari për veprën  penale “Fshehja e të ardhurave” të parashikuar nga neni 180/3,  dhe dënimin e tij me 7 (shtate) vite  burgim;
  2. Deklarimin Fajtor të të pandehurit Ardian Xhillari për veprën penale  “Mospagimi i Taksave”  të parashikuar nga neni 181 i Kodit Penal dhe dënimine tij me  2(dy) vite  burgim;
  3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardian Xhillari për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”  të parashikuar nga neni 287/3 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 15(pesembedhjete) vite burgim;
  4. Në zbatim të nenit  40 të Kodit Penal heqjen e së drejtës të  ushtrimit të detyrave drejtuese për një periudhë prej 10(dhjete) vitesh për të pandehurin Ardian Xhillari;
  5. Në zbatim të  nenit 55 paragrafi 3 të Kodit Penal, dënimin përfundimtar me 15(pesëmbëdhjetë)vite burgim;
  6. Deklarimin fajtor të pandehurit Tea Construction & Petrol për veprëat penale  “Fshehje e të ardhurave”  “Mospagim i taksave dhe i tatimeve” dhe “Pastrim i Prdokuteve të veprës penale dhe dënimin e tij gjobë në masën 5.000.000(pese milion) lekë.
  7. Deklarimin Fajtor të të pandehurës Lula Njebza për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 5(pese) vite burgim;
  8. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5(pesë) vitesh, për të pandehurën Lula Njebza;
  9. Deklarimin Fajtor të të pandehurit  Mirarbër Teneqexhiu për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij j me 3(tre)  vite burgim;
  10. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3(tre) vitesh, për të pandehurin Mirarbër Teneqexhiu.