TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas debateve të shumta mes kryeministrit dhe kreut të PD-së Lulzim Basha, fjalën e mori ish-kryeministri Sali Berisha. Ndryshe nga sa tha Rama për taksën e Rrugës së Kombit, Berisha e konsideroi të papërgjegjshme qeverinë dhe vendimet e saj. Ai tha se mbështet protestuesit e Kosovës për këtë taks.
“Është e vërtetë se në 2010 qeveria ime bëri të gjitha studimet. Këtu nuk ka asngjë të fshehtë. Por pas studimit, u vendos që taksa të mos vihet. Por a jam unë kundër mirëmbajtjes së rrugëve? Në asnjë mënyrë. Përkundrazi çfarë do forme të sillni këtu unë do e votojë.
Doli vlera, ishte e papranueshme. Atherë u vendos, jo ta mirëmbajë Drejtoria e Rrugëve. Unë jam kam qenë dhe do të mbetem që mirëmbajtja e rrugëve tu jepet kompanive private që kanë ekspertizë më të madhe se ajo e drejtorisë së rrugëve. Do t’i jepnim koncesionarit, si u jepnit ju ndrikull Nushit, ne do të jepnim para për të mirëmbajtur rrugët me radhë. Kjo ishte drejtimi i ri i politikës sonë. Ata të cilët duhet të fshihen pas palltove të mia si minj, i pyes pak. Po pse se vura unë atë taks?. Studimi u bë, mora një orientim se ku rrihte mesatarja e mirëmbajtjes dhe bashkë me ministrin ram dakord, se kjo nuk do ishte me tarfifë dhe nuk u vendos. Por janë të pafytyrë ata si puna jote që flet nga vendi.
Nuk është dhënë kurrë dhe nuk do jepej kurrë. Mua nuk më pengonte asgjë, por u tha se nuk duhej bërë. Duhej kaluar variant tjetër”, tha Berisha
Taksa, tha berisha nuk u vendos, sepse rruga është një arterie e Kombit dhe jo vetëm e shqiptarëve. Berisha i kujtoi Ramës se qeveria që ai drejton punon për destabilizimi ne vendit dhe se çdo ditë ngre taksat dhe tatimet. Po kështu ai foli edhe për aferat e kësaj qeverie./TPZ.AL
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/10156178843944909/