AKTUALITET, 29 Mars 2018, 13:23

Berisha - Alket Hysenit: Shko zgjidhe vetë qelinë, se atje do të përfundosh!

Berisha - Alket Hysenit: Shko zgjidhe vetë qelinë, se atje do të

Deputeti socialist Alket Hyseni është shigjetuar ashpër nga ish-kryeministri Sali Berisha kur nuk e priste, pasi ky i fundit ka ndërprerë befas fjalën në foltore dhe i ka drejtuar gishtin Hysenit të ulur në sallë:

Berisha: Alket, edhe ti duhet të ndiqesh, por kur të të vijë koha. Ty sot të mbron Rama, por do të të vijë koha.

Elvis Rroshi ndërton me Olsi Ramën në tokën e vjedhur. Frroku, nga ana tjetër, mbahet në arrest shtëpie që të mos komunikojë me njeri.

Z. Ruçi, kam dhe kohën e përgjigjeve...- vazhdoi Berisha dhe iu kthye sërish Hysenit:  "Shiko, zgjidhe vetë qelinë se atje do shkosh. Shko zgjidhe qelinë se hajdut tokash si ti në detyrë, përveç Ramës....."

Ruçi i mbyll mikrofonin.