AKTUALITET, 29 Mars 2018, 12:11

Rama tallet me Bashën: Babai të bëri ministër transporti, por ti nuk di ç'është taksa e qarkullimit

Rama tallet me Bashën: Babai të bëri ministër transporti,

Seanca parlamentare e ditës së sotme, është fokusuar tek debati për taksimin e rrugës së kombit. Lulzim Basha është shprehur se nuk ka kuptim që qytetarët të paguajnë edhe taksën e qarkullimit, edhe taksë për rrugën. Por, Edi Rama e ka konsideruar këtë një gafë, duke thënë se këto dy taksa nuk kanë lidhje me njëra tjetrën.

" Basha tha ose taksë qarkullimi ose tarifë për rrugët. Po në të gjitha vendet e tjera, a ka taksë kombëtare qarkullimi? Me këtë logjikë, nuk duhet të kishte.  Lulzim, taksa e qarkullimit, është një taksë kombëtare, që e kanë të gjtiha vendet ku ka qarkullim, përvec vendeve me karakter pyjor dhe baritor ku lëvizet me veshëgjatë. Pagesa e rrugëve për përdoruesit, është krejt tjetër nga taksa e qarkullimit. Ky është një mësim që duhet të të kishin dhënë, përpara se babai të të jeptë postin  e ministrit të transporteve."

/TPZ.AL/