TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e djeshme ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, në seancën dëgjimore për Teatrin Kombëtar mbajtur në Komisionin e Medias, deklaroi se nuk ka ende asnjë vendim për prishjen e teatrit, por ndërkohë arkitekti danez i firmës BIG, Bjarke Ingels, ka bërë me dije për të gjithë ndjekësit në rrjetin social se më datë 14 mars është përzgjedhur si fitues i projektit të godinës.
Jo vetëm kaq, arkitekti danez falenderon edhe bashkëpunëtorët të cilët e kanë ndihmuar të finalizojë projektin me të cilin ka filluar punën që pranverën e vitit të shkuar.
Këtë paradoks e kanë vënë re edhe komentuesit të cilët e kanë pyetur arkitektin se si është përzgjedhur fitues, në një kohë që s’është zhvilluar asnjë konkurs për godinën e Teatrit Kombëtar. Megjithatë arkitekti ka “nxjerrë sheshit”, fotot e projektit dhe tashmë duket se çdo gjë është bërë fakt i kryer.