TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Motra e Delina Ficos, Albana Fico, është drejtoresha e re e ISHP-së. E zgjedhur verën e vitit të shkuar, me firmën e ish-ministres teknike të PD-së, Mirela Karabina, si pjesë e bordit të Universitetit të Mjekësisë, ka marrë sot një tjetër post, duke zëvendësuar në krye të ISHP, Arjan Bregun.
Kujtojmë këtu se Fico u zgjodh në Bordin e UM, pas një letre urgjente që ish-ministrja e Arsimit i drejtoi rektorit të UM, Arben Gjata, më datë 13 korrik, për zëvendësimin e dy anëtarëve të bordit, Ardiana Berberi dhe Linda Pustina me Daniela Nikën dhe Arben Pilacën.
Pas debateve, emrat që përzgjodhi përfundimisht Karabina ishin: Albana Fico deri para pak kohe, ish-nëndrejtoreshë e QSUT, Daniela Nika, aktualisht nëndrejtoreshë e QSUT, Hari(Artan) Mullaj – prej disa kohesh drejtor i qendrës së botimeve të teksteve shkollore që varet nga MAS, Andrea Koxhaj.