AKTUALITET, 20 Janar 2018, 12:12

Paralajmërimi i Kryemadhit për Ramën nga Elbasani

Paralajmërimi i Kryemadhit për Ramën nga Elbasani

Gjatë ditës së sotme kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qenë në qytetin e Elbasanit. Ajo ka zhvilluar një takim me strukturat e LSI-së në këtë qytet. Kryemadhi u shpreh se Elbasani meriton më shumë nga sa ka marrë këto 27 vite, ndërsa shtoi se këtij qyteti duhet t’i rikthehet edhe njëherë djepi i dijes.

Kryetarja e LSI, u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të protestojnë në 27 janar, pasi nuk është protestë e opozitës, as edhe e LSI, por e gjithë shqiptarëve.

Sipas saj, Rama ka gënjyer naftëtarët të cilët vazhdojnë të protestojnë edhe në këto ditë të ftohta.Kryetarja e LSI, akuzoi Ramën për gjithë situatën jo të mirë ku ndodhet shoqëria dhe politika sot.