TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka shkuar në katër numri i personave të shëruar nga koronaviruis në vend, ku një tjetër pacient ka lënë sot ambiente e Spitalit Infektiv.
Lajmi i bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku po ka publikuar edhe një video të pacientit.
“Pas 20 ditësh po largohem nga spitali, i shëruar plotësisht, falënderoja të gjithë mjekët. Jam i kënaqur nga kujdesi i stafit të infktivit, ma bënë shumë të lehtë sepse ishte një luftë sa fizike edhe psikologjike, pa ta nuk do ja dilja dot”, thotë pacienti i shëruar.
“Edhe një tjetër pacient ka dalë sot i shëruar nga spitali infektiv Mirënjohëse deri në përunjësi për punën dhe sakrificën e pashoqe të prof. Najada Çomos dhe të gjithë ekipit të mjekëve, infermierëve, imazheristëve, sanitareve që po luftojnë me armikun e padukshëm #COVID-19 në shërbim të pacientëve”, thotë ministrja Manastirliu.
Deri më tani numërohen 197 persona të infektuar me COVID-19 në vendin tonë, ku dhjetë kanë humbur jetën.
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/240495467346327/