TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka bërë të ditur se ka nisur operacioni për riatdhesimin e shqiptarëve të bllokuar jashtë vendit.
Sipas këtij njoftimi operacioni do të nisë me shqiptarët e bllokuar në Itali.
'Rikthimi i qytetarëve, sipas prononcimit të MEPJ, do të bëhet sipas tre kategorive në të cilat përfshihen: qytetarët shqiptarë që kanë qëndruar më shumë se 90 ditë në vendet ku ata janë bllokuar, studentët shqiptarë në vendet ku ata studiojnë dhe rastet humanitare.'
Nga Italia do të bëhet riatdhesimi i 120 shqiptarëve të bllokuar.
Po sipas MEPJ, 'Operacioni do të vijojë gjatë gjithë javës duke bërë të mundur kthimin e shqiptarëve të mbetur në shtete të ndryshme, nëpërmjet rrugëve tokësore dhe ajrore.'