AKTUALITET, 28 Mars 2020, 17:26

Alarmi/ Agron Shehaj: Muajin e ardhshëm mund të kemi deri në 200 mijë të pushuar nga puna

Alarmi/ Agron Shehaj: Muajin e ardhshëm mund të kemi deri në 200

Impaktet si pasojë e koronavirusit kanë filluar të ndihen te bizneset, shumica e të cilave me urdhër të qeverisë janë mbyllur për një periudhë të pacaktuar.

Në një interviste për Ora News, ish-deputeti i PD, Agron Shehaj, tha se prioritet duhet të jenë njerëzit e punësuar dhe jo bizneset. Sipas tij, muajin e ardhshëm mund të ketë deri në 200 mijë persona të pushuar nga puna.

Agron Shehaj: Unë mendoj se prioriteti numër një nuk duhet të jenë bizneset, por njerëzit. Njerëzit që janë të punësuar në këto biznese dhe që ka mundësi që të humbasin vendin e punës muajin e ardhshëm. Unë kam frikë që muajin e ardhshëm mund të kemi nga 100 mijë deri në 200 mijë të pushuar nga puna, si pasojë e krizës ekonomike. Rasti i restoranteve dhe bareve është më i prekur nga pasojat e koronavirusit. Ne duhet të mendojmë për të punësuarit, pastaj për biznesit. Të punësuarit nuk do kenë një rrogë muajin e ardhshëm, një numër i madhe i tyre nuk do të kenë sepse nuk kanë punuar sepse bizneset nuk i mbajnë në punë dhe nuk i garantojnë rrogat.

Për Shehajn, masa prej 260 mijë lekësh që qeveria do të paguajë për punonjësit në bizneset e vogla është shumë e pamjaftueshme.

Agron Shehaj: Masa prej 260 mijë lekësh është për 30 mijë biznese dhe 60 mijë të punësuar. Në Shqipëri ka 500 mijë të punësuar në sektorin privatë. Janë me qindra e mijëra ata që kanë nevojë për ndihmë. Të alokosh 12 mln euro për qindra mijëra të punësuar është qesharake, është shumë pak.

https://youtu.be/9WxVujqVZT0