AKTUALITET, 28 Mars 2020, 19:13

“U vetëquajt babai ynë”, Vasili i kthehet Ramës: Nuk mund të ketë një fatkeqësi kaq të madhe çdo shqiptar, që...

“U vetëquajt babai ynë”, Vasili i kthehet Ramës: Nuk

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar një video ku ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili sot në një dalje për mediat është vetëquajtur babai ynë.

Vasili thotë se, shqiptarët nuk mund të kenë një fatkeqësi kaq të mase sa të kenë një baba të tillë.

Teksa ka kujtuar se Kosova ka arritur të sigurojë shtatë mijë tamponë, Vasili i drejton disa pyetje kryeministrit Rama.

“Një lajm i mirë vjen nga Kosova. Shtatë mijë tampona sigurohen në një kohë shumë të shpejtë, rekord, ndonëse u përballën me pandeminë shumë më pas nesh.

Sot kryeministri u shfaq dhe u vetquajt babai ynë. Ne jemi me fat që nuk është Edi Rama babai ynë dhe nuk mund të jetë. Nuk mund të ketë një fatkeqsi ka të madhe çdo shqiptar që të ketë baba Edi Ramën.

Por si kryeministër i vendit, sepse si baba uroj ta kryejë sa më mirë brenda familjes së tij, sot dhe përgjithëmonë, uroj ta ketë kryer mirë edhe në të shkuarën.

Por si kryeministër kam një pyetje: Sa mijëra tampona ka siguruar qeveria shqiptare për qytetarët e saj. Sa mijëra tampona ka gjendje dhe sa ka siguruar për të njohur situatën?

Le të na thotë se sa respiratorë janë siguruar për të përballuar situatën?

Sa mijëra komplete janë siguruar për të përballuar situatën?”, thotë ndër të tjera Vasili në video.

https://www.facebook.com/petritvasil/videos/2895224073857071/