TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me tone të ashpra ka kërkuar nga qeveria që të marrë masa të tjera, pasi ka arritur pika e vlimit. I ftuar sot në emisionin “Kjo Javë”, Basha tha se qytetarët nuk mund të presin më pasi kërkojnë zgjidhje.
“Kam dy javë që e lus, e lus, e lus që të marrë masa. Por sot ia bëj të qartë dhe i them që t’i vërë gishtin kokës. Revolta ime ka një burim, fluksin e 5-fishuar e masheve që më dërgojnë qytetarët dhe kërkojnë zgjidhje se këtu ka arritur pikën e vlimit”, u shpreh kreu i PD.
Më tej Basha bëri dhe një batutë, ku tha se qeveria i ka martuar nënë e bab borxhtit publik. “Borxhit publik i kanë martuar nënë e babë me kohë”, tha më tej Basha.
Në Shqipëri deri tani janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre katër fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në dhjetë.