TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
12.384 persona të shëruar
Janë 12.384 persona të shëruar, pasi më parë ishin infektuar me koronavirusi, ose 1.434 më shumë se dje, ndërkohë që një ditë më parë, sipas medieve italiane, shtesa e të shëruarve ishte 589.
70.065 të sëmurë aktivë
Janë 70.065 të sëmurë më koronavirus në Itali, me një rritje prej 3.651 në raport me ditën e djeshme. Të premten rritja ishte 4.401 persona. Numri në total i të infektuarve me koronavirus – përfshirë viktimat dhe të shëruarit – ka arritur në 92.742 persona.
Koronavirusi në botë
Me 10.023 vdekje Italia është vendi me më shumë viktima nga koronavirusi në botë, e ndjekur nga Spanja me 5.812 dhe Kina 3.295. Irani (2.517), Franca (1.995), kompletojnë pesë vendet e para përsa u përket vdekjeve. Në total në botë janë 645.118 të infektuar, me 29.945 vdekje dhe të shëruar 139,545. Raste aktive janë 475,628, ku 24,718 janë në gjendje kritike apo të rëndë (5% e të infektuarve aktivë). Numrin më të madh të infektuarve në botë e kanë Shtetet e Bashkuara me 116,050 raste, të ndjekura nga Italia (92,472) dhe Kina (81,394), Spanja (72,248) dhe Gjermania (56,202). /TPZ.al/