AKTUALITET, 28 Mars 2020, 16:53

Humbja e katërt në Maqedoninë e Veriut nga koronavirusi, viktima një e moshuar nga Struga, u infektua nga mjeku në Dibër

Humbja e katërt në Maqedoninë e Veriut nga koronavirusi, viktima

Një 66- vjeçare nga Struga është viktima e katërt nga koronavirusi. Ajo ndërroi jetë mëngjesin e sotëm teksa virusin e mori pasi kishte qenë në Dibër para se të shpallej gjendja e krizës në Maqedoninë e Veriut.

E moshuara kishte pasur kontakt me një mjek që rezultoi i infektuar. Menjëherë 66-vjeçarja bëri testin katër ditë më parë por nuk u shtrua në spital. Edhe burri i saj rezultoi pozitiv.