TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një lidhje direkte nga selia e PD për emisionin "Kjo javë" në News 24, lideri i opozitës Lulzim Basha përshëndeti masat e marra për pengimin e përhapjes së COVID-19 në vendin tonë, ndërsa apeloi edhe një herë te qeveria për të lënë mënjanë propagandën dhe për t'iu ardhur në ndihmë qytetarëve në këto ditë të vështira.
Sipas kreut të PD, situata në vend nuk është e mirë dhe ka rrezik që nga pandemia ne po shohim vetëm majën e ajsbergut.
“Mirënjohje cçdo qytetari që është bërë pjesë në përpjekjen tonë kundër përhapjes së virusit. Cdo vend është detyruar të përballet me këto masa por jo në cdo vend ka kaq shumë varfëri, e di sa e vështirë është kjo situatë për njerëzit, këtu në mes të Tiranës dhe në vende të tjera. Kjo është një sakrificë e jashtëzakonshme që bëhet për të shpëtuar jetët e familjarëve tuaj. T’i japim njëri-tjetrit kurajo, që të kalojmë me sa më pak dhimbje këtë sfidë. Masat u morën jo në kohë, por qytetarët i zbatuan. Sot 2 javë pasi kërkoj marrje masash po e them troç: që situata nuk është e mirë, menaxhimi i krizës po bëhet me propagandë boshe", u shpreh ndër të tjera Basha.