AKTUALITET, 22 Maj 2018, 22:46

"Një këshillë për Ramën", Bamir Topi: Nuk harxhoj asnjë minutë, u akuzova…

"Një këshillë për Ramën", Bamir Topi: Nuk

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, mbrëmjen e sotme ishte i ftuar në News 24, në emisionin “Studio e Hapur”.

Bamir Topi komentoi situatën politike në vend, dhe çështjet më të diskutuara për momentin.

Gazetarja Eni Vasili e pyeti nëse ka ndonjë këshillë për kryeministrin Rama, Topi tha se nuk do të harxhonte asnjë minutë kohë.

"Nuk do të harxhoja asnjë minutë për të konsultuar Ramën. Edi Rama ka pasur mundësi komunikimi. Rama ka qenë personi më i investuar për të mos u zgjedhur unë president. Por kur shkova atje i kam dhënë Edi Ramës jo si Edi Rama por si kryetar i opozitës të gjithë respektin. Për këtë u akuzova se mbështeta Ramën.”- u shpreh ish-presidenti.