TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Muharrem Ince, kandidati rival i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan për zgjedhjet presidenciale, ka premtuar se do të “çlirojë” Twitter-in dhe do të rilejojë Wikipedia-n të përdoret nga shtetasit turq.
“Ju do të shkruani lirshëm ne Twitter. Unë do të lejoj Wikipedia-n”,- tha İnce më 22 maj.
“Liria e qytetarëve për të kritikuar presidentin e Turqisë është një domosdoshmëri për të mbetur krijues dhe produktiv”, shtoi ai, duke iu drejtuar mijëra njerëzve në një tubim të mbajtur në krahinën veriperëndimore të Bolu, gati një muaj para zgjedhjeve të riprogramuara.
“Unë do të jem ai lloj presidenti që diskuton mbi kuantumin [fizikën] dhe minierat e hapësirës”, tha ai.
Wikipedia është e ndaluar për tu perdorur prej një viti në Turqi. Autoriteti i Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (BTK) tha më 29 prill 2017 se kishte bllokuar aksesin e turqve duke cituar një ligj që thoshte se kjo faqe interneti nuk lejohet pasi konsiderohet e turpshme ose një kërcënim për sigurinë kombëtare.