AKTUALITET, 22 Maj 2018, 22:03

Përjashtimi i kritikëve nga PD/ Bamir Topi tregon kush fshihet pas këtij vendimi

Përjashtimi i kritikëve nga PD/ Bamir Topi tregon kush fshihet pas

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka shpërthyer në akuza ndaj kryetarit aktual të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe liderit historik të kësaj force Sali Berisha.

Sipas tij, është gabim i madh të përjashtohen nga Partia Demokratike, figura me kontribut në këtë parti, si Jozefina Topalli dhe të tjerët.

“Gabim i madh që është hequr memoria e Partisë Demokratike. Është shumë e rëndë që kur një person si Topalli, me të cilën kemi kaluar shumë situata të vështira, të largohet nga PD. Kjo nuk mund të bëhej pa miratimin e “mjeshtrit të madh”, – tha Topi.