AKTUALITET, 22 Maj 2018, 22:40

Gazetari Olldashi: “Babalja” më foli edhe për kushërinj të ministrave të tjerë

Gazetari Olldashi: “Babalja” më foli edhe për

Gazetari Jetmir Olldashi ka rrëfyer se Albert Veliu, i njohur në Vlorë me nofkën “Babalja” apo si “Dëshmitari X” në audio-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike ka zbuluar detaje të reja nga çështja. Në një intervistë për emisionin “360 gardë” në Ora Neës, Olldashi tha se “Babalja” i ka rrëfyer edhe disa afera të paligjshme në Vlorë edhe për disa kushërinj të një ministri tjetër të qeverisë Rama.

“Babalja fliste edhe për disa kushërinj të ministrave të tjerë që janë aktualisht në detyrë. Nuk patëm mundësi t’i takonim sepse qëndruam vetëm një ditë në Vlorë. Nuk mund t’i them emrat sepse mund të jenë pjesë e një investigimi të ardhshëm. Merren me ndërtime. Nëse pyet në Vlorë për ta do të thonë shumë gjëra. Nuk mund të them asgjë pa vërtetuar vetë” – tha Olldashi. Deri tani dihet vetëm procedimi që ka nisur për Habilajt, kushërinjtë e ish-ministrit Saimir Tahiri dhe vëllai i ministrit aktual Fatmir Xhafaj.