TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lajme të këqija për Milanin. UEFA i ka refuzuar klubit kuqezi marrëveshjen e ofruar vetëm pak muaj pasi i refuzoi një tjetër akord për mënyrën e shlyerjes së borxheve. Tashmë Milani do të dalë para gjykatës sportive përpara gjysmës së gushtit. Niveli i penalizimeve është i ndryshëm. Më ekstremi është përjashtimi nga Europa League.
Shkaqet
Motivet e refuzimit të marrëveshjes së dytë janë pak a shumë si ato të së parës. Në njoftimin e saj dhoma e hetimeve të Organit të Kontrollit Financiar të Klubeve vendosi ta refuzojë planin e Milan për mosrespektim të “fair play” financiar. Ndër të tjera në deklaratë thuhet se çështja më e paqartë mbetet mnëyra e shlyerjes së borxhit që duhet paguar deri në tetor 2018.
Rastësia
Pikërisht më 22 maj 1963, Milan fitonte Kupën e Kampioneve kundër Benfica në Wembley. Ishte suksesi i parë i një skuadre italiane në kompeticionet evropiane.