TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një i ri i maskuar tentoi sot të grabiste një bankë në qytetin e Lushnjës. Ngjarja shkaktoi panik te njerëzit. Autori është 25-vjeçari Olcion Muço, i cili është aktualisht ushtar në detyrë. I riu ka udhëtuar nga Berati drejt Lushnjes.
Më tutje rreth orës 16:00 i është afruar bankës së nivelit të dytë dhe ka tentuar të hyjë brenda. Ushtaraku ka qenë i armatosur dhe i maskuar.
Roja e sigurisë e ka piketuar dhe menjëherë dyert e bankës janë mbyllur. Në pamundësi për të hyrë brenda i riu ka qëlluar drejt objektit dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Por pak minuta më vonë policia arriti ta arrestonte.