TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zhgënjimi i tifozëve të Lazios pas humbjes ndaj Interit është ende i madh. Muzikanti italian, Tommaso Paradiso, tifoz i Lazios bëri një sërë komentesh në rrjetet sociale pas ndeshjes. Në njërin prej tyre ai bënte akuza të forta ndaj portierit shqiptar, Strakosha.
“Futbolli nuk është i çuditshëm. Ndodhi ajo që duhej të ndodhte. Luajmë me portierin më skarco në Serinë A (Strakosha). Ai nuk del kurrë nga porta e tij. Më pas edhe ai 11-metërsh i shkaktuar nga De Vrij. Shumë i çuditshëm”, – shkruante Tommaso Paradiso.
Në plan të parë, këto fjalë dukeshin sikur muzikanti italian nënkuptonte ndonjë komplot nga ana e Lazios për të lënë Interin në Champions. Por, Paradiso sqaron: “Nuk jam tip që beson te komplotet. Thashë vetëm atë që mendoja mbi faktin se gjithë ai presion mbi De Vrij do të pasqyrohej në fushë”, – tha kantautori italian, Tommaso Paradiso.