AKTUALITET, 22 Maj 2018, 21:48

Bamir Topi flet për Xhafajn dhe audiopërgjimin: Edhe brenda PS ka xhelozi e stërkëmbësha...

Bamir Topi flet për Xhafajn dhe audiopërgjimin: Edhe brenda PS ka
Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në emisionin "Studio e Hapur" të gazetares Eni Vasili, ka komentuar situaten politike të krijuar së fundmi pas publikimit të audiopërgjimit për vëllanë e ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafajt.

Sipas Topit, “PD interpretoi një video, por pashë një veprim të papjekur të kryeministrit që doli menjëherë dhe tha e kam marrë të vërtetën e autenticitetit, që nuk ekziston, ndërkohë unë do kisha pritur sikurse ndodh në gjithë botën. Do kisha pritur që prokuroria të dalë nga ky lloj intimidimi që ka ndaj politikës, ne e zgjedhim institucionin por si japim besimin. Prokuroria duhet të dalë, të thotë kemi administruar një kallëzim penal, se aty ku mungon transparenca, abuzivizmi me fjalë nga këta aktorë mos prit asgjë…Paradoksi që kryeministri e merr vesh me minuita në orët e vona të natës e prokuroria ka ditë që e kërkon.

Besoni në audiopërgjimin e publikuar?

Problemi ëshë futur në një ngërc të thellë për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të politikanëve shqiptarë, une prisja qe kryeministri te dilte e të thonte arsyen pse vendi precipitoi në kanabis. Unë nuk shkoj asnjë herë në relativizimin e të keqes, ne rast se ti mbahesh me Lazaratin, i them qe Lazarati ishte fenomen lokal. Rama kërkon të kapet diku që s’ekziston. Sot merr njeriun më pa kulture e pa edukim e di se cka ndodhur me kanabisin. Rreziku është më i madh kur nuk pranohet se për një gjë të dukshme e bën të zezën të bardhe dhe të bardhën të zezë, por me gjërat e padukshme cfarë bëhet këtu?

A duhet te kishte dhene doreheqjen ministri Fatmir Xhafaj?

“Une kam nje qendrim tjeter, zotin Xhafaj e njoh prej vitesh se ka qene pjese e parlamenti, pavaresisht se sben pjese ne formatin e politikanit, vjen nga periudha komuniste, problemi seshte te zoti Xhafaj, eshte te kryeministri se zoti Xhafaj kishte te gjithe delegimin politik qe PS i kishte dhene per te drejtuar nje tavoline shume te rendesishme, sic ishte reforma ne drejtesi, per te cilen i njihen meritat. Vjen nje moment qe behet minister. Cdo njeri, tani po arsyetoj mbi pozicionin e Xhafes, e mat fare mire qe nuk ka fare luajalitet ne komunikim madje pritet sa te rreshkase pak kemba e te hidhen te gjithe persiper. Ka nje kontradiksion te forte, ne krye te komisionit te ligjeve, zoti Xhafaj duhet ta kishte marre ne konsiderate dhe eshte jme mire te parandalosh, te gjithe ia kane shfrytezuar kete. S’eshte e thene qe gjynafet e motres apo vellait ti marresh ti, por kur shkon ne ministri te Brendshme njeriu duhet te tregohet i kujdesshem kur vendos te shkoje. Edhe brenda tyre ka xhelozi e tentativa per sterkembesha dhe jemi ne proces qe jo se mungon e drejta per ta sulmuar”.