TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një person është raportuar i vdekur, si pasojë e një shpërthimi të madh në një park industrial në qytetin gjerman Leverkusen.
Mediat raportojnë ë paktën 16 persona janë plagosur dhe pesë janë të zhdukur. Shpërthimi ka nxitur alarm për “rrezik ekstrem”, si dhe ka shtyrë zyrtarët që t’iu bëjnë thirrje banorëve që të mbyllen brenda dhe të mbyllin dritaret.
Në disa pamje në rrjetet sociale është parë tym i madh duke dalë nga zona kimike. Policia në qytetin e afërt, Këln, ka thënë se është duke mbyllur disa autostrada në zonën në Leverkusen, për shkak të “dëmit të madh”.
Banorët kanë thënë se zhurma është dëgjuar nga distanca dhe se disa dritare kanë kërcitur nga shpërthimi i fuqishëm.