AKTUALITET, 27 Korrik 2021, 13:33

“A do të rinisë opozita protestat në shtator?”/ Basha: Betejë me të gjitha format e mënyrat

“A do të rinisë opozita protestat në shtator?”/

Në një konferencë për shtyp, një ditë pas publikimit të raportit përfundimtar për zgjedhjet, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se do të vijojë betejën kundër qeverisë së Edi Ramës.

I pyetur nga gazetarët nëse kjo nënkupton të ketë edhe protesta, kryedemokrati iu përgjigj duke thënë se PD asnjëherë nuk stepet.

Basha i është shmangur pyetjes nëse do të ketë protesta nga opozita në shtator, por ka thënë se do të bëjë betejë me të gjitha format dhe mënyrat për rrëzimin e qeverisë.

“Ndërkohë që sa i përket mjeteve dhe mënyrave, ju garantoj që PD asnjëherë nuk është stepur para asnjë vendimi për të përmbushur detyrën e saj për të përmbushur detyrën e saj dhe nuk do të stepet as sot, kur nevoja për të kthyer legjitimitetin është më e madhe” tha ai.