AKTUALITET, 27 Korrik 2021, 11:40

Arrestohet juristi i kadastrës së Lushnjës, ishte dënuar me burg

Arrestohet juristi i kadastrës së Lushnjës, ishte dënuar me

Një 57-vjeçar, i cili ka qenë jurist i Kadastrës së Lushnjës, u arrestua nga policia e Fierit, pasi ishte i shpallur në kërkim për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

Njoftimi i policisë:

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit: Selami Kasapi, 57 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Gjithashtu, po kjo Gjykatë, me vendimin e datës 06.07.2020, e ka dënuar këtë shtetas me 12 muaj burg për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Shtetasi Selami Kasapi, gjatë viteve 2014-2016, ka qenë me detyrë jurist pranë ZVRPP Lushnjë dhe gjatë kësaj kohe dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke falsifikuar dokumentet dhe duke regjistruar pronat në emër të disa personave.