TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë konferencës për media të mbajtur sot, u pyet nga gazetarët se si do të veprojë me liderin historik të kësaj partie, Sali Berishën, që u shpall “non grata” nga Departamenti amerikan i Shtetit.
Basha tha se është krenar për ligjin e dekriminalizimit, por u shpreh se nuk ta komentoj në këtë moment çështjen “Berisha”, pasi do të ishte shmangie e vëmendjes publike nga raporti për zgjedhjet.
Pyetje-përgjigje
Ju kërkuat që Tom Doshi të mos kandidojë për zgjedhjet. A do të aplikohet i njëjti standard për Sali Berishën që u shpall “non grata”?
Basha: Jemi krenar për ligjin e dekriminalizimit. Ne nuk harrojmë që megjithëse nuk i kishim numrat në Parlament detyruam mazhorancën në 2014 dhe 2015 të pranonte plagën e rëndë të kriminalizimit, përmes futjes së personave me rekorde kriminale si deputetë, kryetar bashkish. Kriminalizimi i politikës është një vepër e mirëmenduar e kreut të kësaj partie.
Nëse SHBA-të…
Basha: Nuk do komentoj asnjë çështje që del këtij raporti dhe do të mbetem i hapur për çdo koment tjetër në çdo takim tjetër. Besoj që me të drejt, që çdo shmangie e vëmendjes publike nga raporti nuk i shërben interesit publik. Kurrë nuk keni qenë përballë meje me censurën në mes dhe kurrë nuk do të jeni