TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 70-vjeçar ka ndërruar jetë në Delvinë, pasi është dëmtuar nga shembja e një murit.
Policia njofton se i moshuari J. Ç. ka qenë duke punuar te një mur i vjetër në banesën e tij, kur ai është shembur, duke e dëmtuar rëndë.
Për pasojë, i moshuari ka ndërruar jetë në spital nga plagët e marra.
Njoftimi i policisë:
Sot, në spitalin e Sarandës është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi J. Ç., rreth 70 vjeç, banues në Delvinë, i cili dyshohet se duke kryer një riparim te një mur i vjetër në banesën e tij, në fshatin Fushe-Verri, është dëmtuar si pasojë e shembjes së murit.
Shtetasi J. Ç., si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.