TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një sasi lëndësh eksplozive i janë zbuluar një 49-vjeçari në fshatin Fushëbardhë në Gjirokastër.
I arrestuari me iniciale A.Sh. hodhi dy granata në lumë dje në mbrëmje, por fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati të lënduar në njerëz.
Gjatë kontrollit në banesën e 49-vjeçarit, u gjetën dhe sekuestruan gjashtë granata, ndezësa dhe pesë kallëpe tritoli.
Njoftimi i policisë:
Arrestohet një shtetas një shtetas për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.” Sekuestrohen granata, ndezëza dhe kallëpe tritoli.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 49 vjeç, banues në fshatin Fushbardhë, Gjirokastër. Shtetasi A. Sh. mesnatën e datës 26.07.2021, në gjendje të dehur ka hedhur në lumë dy granata.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë neutralizimin dhe prangosjen e shtetasit A. Sh.
Nga kontrolli që është ushtruar në banesë u gjetën 6 granata, ndezësa dhe 5 kallëpe tritoli. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.