AKTUALITET, 13 Gusht 2018, 13:47

Një Akademi trajnimesh për punonjësit, ja si zhvillohet karriera në kompaninë më të madhe shqiptare

Kompanitë e mëdha udhëhiqen nga vlerat. Një ndër vlerat kryesore të Grupit Balfin është partneriteti. Në këtë grup, partnerët kryesorë janë njerëzit me të cilët kompania punon, qoftë brenda saj, ashtu edhe jashtë.

Për ta dëshmuar qartëkëtë, kompania ka ngritur që prej vitit 2016 një Akademi Trajnimesh me synimin qëpunonjësve të saj t’u sigurohet një zhvillim i vazhdueshëm i njohurive, aftësive dhe vlerave profesionale, në mënyrë që t’u përshtaten ndryshimeve gjatë gjithë jetës së tyre profesionale.

Nora Ilirjani, Menaxhere e Rekrutimeve dhe e Zhvillimit tëKarrierës në Grupin Balfin shprehet se “Ideja e krijimit të një Akademie trajnimesh erdhi natyrshëm, në linjë me qasjen e re dhe moderne që Balfin ka adoptuar në strategjinë e tij të zhvillimit menaxherial të stafit dhe jo vetëm”.

 

Ne në Balfin, për shkak edhe të portofolit shumë tëlarmishëm të bizneseve që janë pjesë e grupit, jemi shumë dinamikë dhe përherë në zhvillim. E sigurisht që biznesi të zhvillohet e të ketë sukses, duhen njerëz tëpërgatitur, ambiciozë, kërkues dhe të motivuar, që të marrin përgjegjësidhe të zhvillojnë karrierën e tyre brenda grupit.Nga ana tjetër, çdo menaxher isuksesshëm duhet që të ketë një set aftësish që mundësojnë arritjen e objektivave shpesh here ‘agresive’ të biznesit dhe të dijë sesi të drejtojë skuadra e ekipe pune që janë te orientuara drejt cilësisë dhe rezultatit” – shtoi Ilirjani.

 

Mbi 300 punonjës të trajnuar gjatë 2017, 550 të tjerë pritet të trajnohen këtë vit

 

Me pak fjalë, në Balfin, ajo që ka të bëjë me eksperiencën dhe njohuritë, nuk përfundon pasi kompania e përfshin punonjësin në gjirin e familjes së saj të madhe.

Në fakt, numri i punonjësve që kanë kaluar në “sitën” e Akademisësë Trajnimeve vetëm gjatë vitit 2017 në grupin më të madh shqiptar të bizneseveështë plot 314. Por kjo vlen vetëm për sa i takon Akademisë, sepse secila kompani e grupit kryen edhe mjaft trajnime të tjera ndërkohë.

Vetëm në periudhën Qershor-Korrik 2018, janë trajnuar 186 punonjës, ndërsanë muajt në vijim, deri në fund të programit të Akademisë për vitin 2018, priten që të trajnohen edhe rreth 400 të tjerë. “Etja” për zhvillim profesional e dije të rejabën qëpjesëmarrësit të jenëtë të gjitha niveleve, që nga drejtorët ekzekutivë, e deri tespecialistët.

 

Etapat se si zhvillohet një trajnim i suksesshëm në Akademinë e Grupit Balfin

 

Duke hyrë në brendinë e proceseve të Akademisë së trajnimeve në Balfin, ekspertët e kompanisë rrëfejnë dhe zbardhin skemën e tyre, e cila mund të shërbejë si udhërrëfyes edhe për mjaft kompani të tjera:

 

  1. Gjatë periudhës Janar-Mars, të gjithashoqëritë e Grupitndjekin procesin evlerësimittë performancës, në përfundim të së cilës përpos të tjerave, identifikohen nevojat për trajnim të përfshira në Planin Individual të Zhvillimit.

 

  1. Departamentet e Burimeve Njerëzore (në vijim BNJ) përpunojnë të dhënat në nivel shoqërie dhe brenda muajit Prill i dërgojnë ato në departamentin e BNJ në Balfin.

 

  1. Prej këtu nis puna për përcaktimin e prioriteteve, temave qëdo tëzhvillohen, trajnuesit apo kompanitë trajnuese me tëcilat do të bashkëpunohet, negociatat për përcaktimin e objektivave tëtrajnimit, përshtatjen e moduleve me nevojat, organizimin e grupeve të trajnimit në mënyrë të tillë qëgrupi të jetë sa më heterogjen përsa i përket shoqërive ku janë të punësuar.

 

Llojet e trajnimeve dhe kompanitë bashkëpunëtore

 

Por le të shohim se cilat janë trajnimet specifike dhe nga kush zhvillohen ato brenda një kompanie të madhe shqiptare. Duke qenë se nuk përbëjnë sekret,le të mësojmë disa nga detajet.

Gjatëvitit 2017dhe pjesës së pare të 2018, trajnimet kanë qenë të natyrës “hard dhe soft skills”, pra ngushtësisht teknike por edhe më të përgjithshme. Sigurisht qëvëmendje më të madhe këto kohë kanë marrë trajnimet “soft skills” të cilat konsiderohen më tërëndësishme nga të dy përfituesit, si nga menaxheri ashtu edhe nga punonjësi.Ndër trajnimet që Balfin ka zhvilluar në 2017 dhe 2018, kanë qenë:“Rishikimi Analitik i Buxhetit”, “Anglishtja për Biznes”, “Kompetencat bazuar tek Analiza e Nevojës për të Mësuar”, “Zgjidhja e Problemeve dhe Vendim-Marrja Kreative”, “Financa për Vendim-Marrësit”, “Menaxhimi Strategjik i Burimeve Njerëzore”,“Aftësitë Negociuese”, “Menaxhimi i Projekteve”,“Përsosmëria në Shërbim”, “Të menduarit Strategjik dhe Vendim-Marrja”, “Menaxhimi i Talenteve”, “Ndërtimi i Skuadrës dhe Menaxhimi Efikas”, “FunksioneteExel-it”, “Strategjia e Marketingut dhe Shitjes”.

 

Trajnimet janë kryer nga kompani prestigjoze si Academy of Design Thinking, London, UPGRADE Training & Consulting GmbH & Co KG, Egnatium, Abraham Linkoln Center, EPPC Albania, AIMS International etj.

 

Duke qenë se është një grup i madh, Balfin-i ka brenda tij shumë punonjës të talentuar të cilët janë ekspertë të fushave përkatëse, kështu që në mjaft raste janë edhe vetë ata trajnuesit.

Departamenti i BNJ në Balfinështë i fokusuar që të identifikojë menaxherë të nivelit të lartë apo ekspertë të fushave të caktuara në mënyrë që të ofrojnë trajnime në kuadër tëAkademisë. Kryesisht trajnuesit janë të brendshëm në fushateBNJ, Marketing, Financë, IT, Sisteme Financiare, Arkiva etj.

 

Por si vërtetohet që njohuritë e marra në trajnim zbatohen në pratikë?

 

“Tëvërtetoshnivelin e nxëniessënjohuriveapotëaplikimittëtyrenëpraktikëështënjësfidë e tëgjithëmenaxhereve, qofshintë BNJ apomenaxherët e linjës.Mënyrajonëpër ta vërtetuarkëtëështë duke marrë feedback ngamenaxherët, duke vlerësuarpërmirësimin e procesevetëpunësdhetërendimentitnëpunëdhemë kryesorja, duke vlerësuar ndikimin e trajnimeve në rritjen e biznesit të shoqërive ku punojnë” – thekson më tej Nora Ilirjani.

 

Balfin Training Academy ka si partner të saj kryesor një prej universiteteve më serioze përsa i përket cilësisë akademike. Çdo trajnim zhvillohet në mjediset e Tirana Business University, stafi i të cilit jep një kontribut shumë të rëndësishëm në organizimin logjistik të trajnimeve.

Pjesëmarrësve u kërkohet të fokusohen në aktivitetet që zhvillohen dhe sigurisht në fund, të dalin me një plan veprimi personal sesi dhe ku duhet t’i aplikojnë njohuritë e marra.Feedback-u për trajnimet mblidhet nga pjesëmarrësit direkt në përfundim të trajnimeve dhe ështëtotalisht anonim. Kjo e ka bërë edhe më të lehtë dhe me të vërtetë vlerësimin që Grupi Balfin ka marrë nga trajnuesit kombëtarë apondërkombëtarë.

Gjatë vjeshtës, Grupi Balfin ka në kalendar mjaft trajnime të tjera, si “Delegimi i suksesshëm”, “Planifikimi dhe Modelimi Financiar”, ‘Komunikimi dhe zgjidhja e konflikteve” ‘Arti i Intervistimit” etj.

Dija nuk është privilegj vetëm i disave, kështu që në trajnime përfshihen edhe mjaft praktikantë të Grupit, pra studentë që janë duke kryer stazhin në kompani të ndryshme të Balfin, në mënyrë që edhe ata të përfitojnë sa më shumë nga njohuritë shtesë.

 

Grupi Balfin, është grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare QTU, TEG dhe SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në sektorin bankar me Tirana Bank, në industrinë e modës dhe atë minerare, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetet e dyqaneve Neptun, Jumbo, SPAR, etj.