AKTUALITET, 13 Gusht 2018, 09:48

Nuk ndalen lëkundjet e tokës edhe gjatë natës, regjistrohen dy tërmete të tjera sot

Nuk ndalen lëkundjet e tokës, dy dite pas tërmetit te forte qe shkundi Bulqizën dhe u ndje në shumë qytete, përfshirë Tiranën, duke lënë pas dëme, por edhe shume panik.

IGJEUM ka regjistruar goditje te tjera tërmeti gjate natës deri ne orët e para te mëngjesit te sotëm. Epiqendra vazhdon te jete Bulqiza, ndërkohë qe magnituda e tërmetit mëëe fundit regjistruar ne orën 03:24 ka qene 2.4 e shkallës rihter.

Tërmetet dje 

Një tërmet i fuqishëm tronditi Shqipërinë pasditen e te shtunës, rreth orës 5 e 35 minuta, ku lëkundje të forta u ndjenë në të gjithë vendin. Por ky termet me magnitudë 5.1 është shoqëruar me shume pasgoditje te tjera qe kane vijuar edhe gjate natës. I fundit është shënuar ne orët e para te mëngjesit, 04:44, 12 Km ne V-VP te Bulqizës.

termet

Çfarë duhet të bëjmë kur bie tërmet?

1.Nëse gjendeni në një vend të mbyllur shkoni menjëherë poshtë traut të banesës, në kasën e dyerve, pranë një muri mbajtës ose poshtë tavolinës

2.Duhet të kini kujdes nga gjërat që mund t’ju godasin si  xhama, mobilje etj.

3.Kini kujdes në përdorimin e shkallëve. Shpesh herë janë pak rezistente dhe mund të dëmtohen

4.Është mirë të shmangni përdorimin e ashensorit. Mund të bllokohet ose të jetë dëmtuar

5.Kini kujdes nga pasoja të tjera nga tërmeti, si shembjet e urave, rrëshqitjet dhe rrjedhjet e gazi

6. Nëse jeni në ambient të hapur largohuni nga ndërtesat e larta, pemët, shtyllat elektrike pasi mund të goditeni nga materiale të ndryshme.