TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Arrest me burg”. Ky është vendimi i Gjykatës së Vlorës për Ritvan Zykaj, 24-vjeçarin që kreu masakrën me tetë të vrarë në Resulaj të Selenicës, që të gjithë kushurinj të tij nga ana e babait, përfshirë edhe dy fëmijë.
MASA E SIGURISË
Ritvan Zykaj u paraqit në Gjykatën e Vlorës në orën 11:00, i shoqëruar në masa të rrepta sigurie nga ana e policisë, ndërkohë që asnjë i afërm i tij nuk denjoi të vinte në gjykatë. Disa qytetarë i thirrën “i pashpirt”, ndërsa autorii masakrës refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve: “Je penduar? Pse nuk flet ore? Pse i vrave? Çfarë ndodhi? Pse i vrave fëmijët?”. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërkohë që Gjykata e Vlorës dha vendimin për “arrest me burg”.
AVOKAT NGA SHTETI
Pas refuzimit të të gjithë avokatëve për ta marrë përsipër këtë rast, është caktuar avokati nga shteti, Gentian Leka, ndërsa Prokuror është caktuar Saimir Smaka dhe gjyqtare Esmerilda Habilaj.
MASAKRA E RESULAJT
Mund të konsiderohet si tragjedia më e rëndë e ndodhur vitet e fundit në Shqipëri. Ngjarja e rëndë ndodhi, mbasidten e 10 gushtit. Pas një qejfmbetje, pasi e kishin cilësuar si “vjedhës pulash”, Ritvan Zykaj la para kohe një drake familjare dhe mori automatikun për të kryer krimin makabër. Nga masakra e kryer, autori ka vrarë vëllain e gjyshit të tij, Demirin, 76 vjeç, dhe gruan e tij Perrien, 78 vjeç, si dhe ka vrare dy djemtë e Demirit: Azemin, 49 vjeç, dhe gruan e tij, Aferdita, 47 vjeç; si dhe Besimin, 42 vjeç, dhe gruan, Vasilika, 40 vjeçe si dhe dy fëmijët e tyre Sarën, 17 vjeçe dhe Ledjonin rreth 6 vjeç.
ARRESTIMI
Pas 12 orësh në arrati, mbi 500 efektiva policie nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, bënë të mundur lokalizimin dhe më pas arrestimin e Ritvan Zykajt, të nesërmen e masakrës, rreth orës 5 të mëngjesit, i cili ishte fshehur në një parcelë me barishte të gjata. Ai nuk bëri rezistencë, por nuk shfaqi asnjë pendesë për krimin e kryer.
PËRCJELLJA E FUNDIT
Të shtunën e 11 gushtit, pamjet që vijnë nga tre banesat e fshatit Resulaj në Selenicë shkojnë përtej imagjinatës. Tetë arkivole kanë dalë njëri pas tjetrit nga tre shtëpi duke mbyllur përfundimisht këto dyer. Mes vajit, kujës e lotëve të afërmit i kanë ndjekur nga pas arkimortet me trupat e tetë familjarëve. Ata u varrosën në tetë gropa të hapura në tokat e tyre. Në ceremoninë e varrimit janë mbajtur edhe fjalime prekëse, ku është kërkuar që shteti të dënojë autorin e krimit të rëndë.
TË MBIJETUARIT
Albi Zykaj, 17 vjeç, është fëmija i tretë i Besim Zykajt, ndërsa rezulton të jetë i vetmi i mbijetuar nga masakra. Fatmirësisht adoleshenti nuk ndodhej në banesë gjatë kohës që ndodhi tragjedia, pasi punonte në bregdet. Albi humbi gjithçka kishte, dy prindërit, (Besimin dhe Vasilikën) dhe motrën, Sarën dhe vëllain, Ledjonin. Po ashtu dora gjakatare e Ridvan Zykajt i mori edhe gjyshërit e tij Demirin dhe Ferien, xhaxhain Azemin bashkë me gruan e tij Afërdita.Po ashtu, mes familjarëve që i mbijetuan masakrës ishin dhe dy djemtë e Azemit, që ndodheshin në emigrim.
DITË ZIE
Këshilli Bashkiak i Selenicës, ku përfshihet edhe fshati Resulaj, e shpalli ditën e sotme “ditë zie” për zonën që mbulon ajo, në nder të viktimave të masakrës, ndërkohë që akordoi edhe 1.2 milionë lekë nga fondi rezervë për përballimin e shpenzimeve të varrimit.
/TPZ.AL/